Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bora Zemani vjen me një emision të ri! Zbulohen detajet e para

Bora Zemani vjen me një emision të ri! Zbulohen detajet e para
August 26
14:10 2019

Bora Zemani së bashku me binjakët Veshaj na shoqëruan muajve të verës me emisionin “Treshat”. Por me fillimin e sezonit të ri televiziv, moderatorja duket se nuk do ta lërë me kaq. Ora 6 e mëngjesit të ditës së sotme e gjeti Borën në sheshin “Nënë Tereza” me xhirime, për një projekt të ri që do të vijë së shpejti. Kaq na zbuloi ajo.

Por burime pranë “Iconstyle” kanë treguar detajet e para. Bora do të vijë me një emision të ri “ADC” i cili do të transmetohet sërish në platformën “Tring”. Emisioni është menduar në formën e një konkursi mode, ku 10 pjesëmarrësve do u jepet një temë e caktuar për të skicuar veshje. Në fund, “dizenjuesi” fitues do të shpërblehet me çmimin e madh: një atelie me qeranë e paguar për 1 vit.

Dhe në këtë projekt, Bora nuk do të jetë vetëm. Krahë saj do të jetë stilisti i njohur Ardi Asllani. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje