Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bora Zemani e thotë hapur: “Mjaft me pyetjet për divorcin! Më keni lodhur!”

Bora Zemani e thotë hapur: “Mjaft me pyetjet për divorcin! Më keni lodhur!”
November 24
22:04 2018

Ndarja e moderatores Bora Zemani nga ish partneri i saj Vin Veli para disa kohësh, ishtë një nga lajmet që u kometua më shumë nga mediat rozë. Por edhe pse duket se kjo histori është hedhur pas krahëve nga të dy, ndarja është ende temë e pyetjeve që i bëhen asaj nëpër intervista.

E pyetur në studion e emisionit “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, piëkrisht për faktin nëse është lodhur nga pyetjet për divorcin dhe ish bashkëshortin, Bora i është përgjigjur: “Jam lodhur shumë!  Prandaj nuk dal as nëpër intervista sepse të njejtën pyetje bëjnë të gjithë. Duhet të them përgjigje të ndryshme por që thonë të njejtën gjë në thelb”.

Pas këtij momenti ajo është pyetur nëse ka një histori të re dashurie, si për të zbuluar ndonjë detaj tjetër nga jeta e saj personale, e megjithate përgjigja e saj ka qenë e njejta: “Jo!”. Gjithsesi ajo nuk ka nguruar të pranojë në një pjesë tjetër të bisedës se ende beson tek dashuria dhe në raport me meshkujt kërkon “fluturat në stomak”.

Ndoshta në të ardhmen, nëse do të ketë të reja, Bora do të flasi për “fluturat” në bisedat ne studio dhe jo më divorcin dhe marrdhënien me ish bashkëshortin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje