Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bora Zemani bën tatuazhin e veçantë për të surprizuar të atin por ai nuk e priti aq mirë

Bora Zemani bën tatuazhin e veçantë për të surprizuar të atin por ai nuk e priti aq mirë
October 21
11:53 2019

Bora Zemani ka menduar një mënyrë të veçantë për të surprizuar babain e saj. Ajo ka shenjuar në tatuazh gradën e Kolonelit që ai ka mbajtur në Forcat e Armatosura Shqiptare dhe si një vajzë krenare për arritjet e babait të saj, ka shkuar që t’ja tregojë edhe nga afër.

Moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram momentin e veçantë kur i tregoi të atit surprizën e bukur, e cila do të mbetet përjetë në lëkurën e saj. Le të themi se ai nuk është se është entuziasmuar aq shumë sa Bora fillimisht.

“Surpriza ime per babin 🙈! Grada e Kolonelit! 👨🏻‍✈️(grada e fundit qe ai mbajti, ne gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave te Armatosura Shqiptare). Tani do te jete ne supin tim perjete ☺️. Nje tatuazh i vogel, me kuptim te madh per mua!
Te dua ba’! Jam me fat qe te kam e ndihem krenare qe jam bija jote!! Shpirt i bukur! ❤️ .
Ps: surprizen nuk e priti dhe aq mire. Ne fillim u tremb nga tatuazhi i kuq, nga tortura qe i kisha bere vetes e qe kushedi kur sherohej ajo plage e madhe gjithe gjak 😂. Pastaj kuptoi qe ishte tatto me ngjyre te kuqe dhe me ne fund, shijoi surprizen 😜😂”- shkruan Bora bashkangjitur fotos me të atin./Blitz.al/

Share