Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës në mënyrë që të rregullohet rruga, aktori shqiptar “hedh ironinë” më pikante!

Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës në mënyrë që të rregullohet rruga, aktori shqiptar “hedh ironinë” më pikante!
June 09
23:24 2018

 

Siç mund ta keni marrë vesh prej lajmeve të shumta, nesër dhe pasnesër (e hënë, e martë) autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë e kalueshme duke qenë se qeveria ka vendosur të bëjë rregullime emergjente sepse gropat dhe dëmtimet e saj kanë shkaktuar shumë probleme në qarkullim.

Por, shumë persona janë shprehur kundër kësaj duke qenë se kjo autostradë për muaj me radhë ka qëndruar në atë gjendje dhe pikërisht tashmë në sezonin e verës, ky rregullim nuk duhet të bëhej duke qenë se dhe fluksi është më i madh.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe aktori i humorit, Vis Pupa, i cili në një postim pikant në Instagram shkruan: “Pse nuk e latë për në gusht? Të bëhemi sa më shumë shqiptarë që ta ndjekim nga afër këtë spektakël. Tek paktetat turistike të shitura tek të huajt, përfshihet edhe ky atraksion” – ka përfunduar ai.

Ndërkohë pothuajse të gjithë personat që i kanë komentuar kanë qenë të të njëjtit mendim.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje