Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blerina Bombaj rrëfen pendimin e saj më të madh: “Për shkak të punës mungoj në familje!”

Blerina Bombaj rrëfen pendimin e saj më të madh: “Për shkak të punës mungoj në familje!”
May 20
16:41 2018

Shpesh herë, të gjithëve ne na duhet të bëjmë disa zgjedhje në jetë dhe në karrierë, të cilat herë na bëjnë të lumtur e herë jo.

E ftuar këtë javë në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës ishte dietologia e njohur Blerina Bombaj.

Ajo zotëron një restorant në zonën e Bllokut, një fermë në periferi të Tiranës dhe rubrikën e saj në “E diela Shqiptare”. E pyetur se si arrin të kryejë kaq shuëm aktivitete e në të njejtën kohë të kujdeset edhe për familjen, Blerina përgjigjet: “I bëj me një pasion të madh, të gjitha këto, dhe kjo më ndihmon t’i përmbush me dinjitet. Fermën sepse më shplodh, të dielën sepse ka qenë një nga pasionet e mia më vete”.

“E vetmja gjë ku çaloj është pak familja. Këtë duhet ta them sepse çdo njeri bën zgjedhjet e veta. Nuk mund t’i bësh dot të gjitha. Edhe unë mungoj në familje. Kjo është e vërtetë dhe shpresoj që në të ardhmen të mos e ndjej si keqardhje!”, – është shprehur Bombaj.

Intervistën e saj e gjeni në linkun e mëposhtëm.

Komento
Shperndaje