Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Blendi Fevziu: “Unë jam shembulli më i keq që mund të ndiqet për karrierën”

Blendi Fevziu: “Unë jam shembulli më i keq që mund të ndiqet për karrierën”
April 03
14:50 2016

Gazetari i njohur dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ishte i ftuari i nderit në workshop-in e organizuar nga universiteti “Epoka” ditën e djeshme ku flitej për karrierën.
Fevziu mbajti fjalën e tij përballë studentëve të universitetit, akademikëve dhe të ftuarve që ishin të pranishëm në sallë.

Ai e nisi fjalën duke thënë: “Unë jam shembulli më i keq që mund të ndiqet për karrierën”.
Sipas tij, ai nuk është personi i duhur për t’u marrë si shembull për të nisur karrierën pasi ai është aty ku është sot vetëm për shkak të rrethanave politike, historike, shoqërore e ekonomike dhe jo për shkak të ndonjë aftësie, pasi në vitet ’90 ai sapo kishte mbaruar studimet për “Gjuhë-Letërsi”.

Autori i “100 vjet” ka treguar se i ka ngjitur shkallët e suksesit shumë shpejt, sepse mungesa e gazetarëve në vitet pas rënies së regjimit komunist i mundësoi një gamë të gjerë vendesh pune. “Për shkak se në atë periudhë kishte më shumë vende pune për gazetarë seç realisht kishte gazetarë, m’u mundësua që të punoja si kryeredaktor në dy gazeta njëkohësisht”,- ka thënë ai.

Ka mjaftuar ky diskutim mbi karrierën dhe Blendi Fevziu të tregojë hapur ato që të tjerë do t’i fshihnin. Kjo e bën të jetë një nga personazhet më të pëlqyer televizivë. Ai nuk harron kurrë se si ia doli të jetë një nga emrat më të lakuar në gazetari.

 

Komento
Shperndaje