Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Biskota me kakao dhe liker Marsala

Biskota me kakao dhe liker Marsala
December 29
21:47 2017

 

Dhe si ditët e fundit të vitit nuk mund të mos mbylleshin me recetën e këtyre biskotave. Likerin Marsala duhet ta gjeni kollaj në supermarketet e furnizuara mirë në të kundërtën përdorni çdo lloj likeri tjetër me arom frutash ose kafeje.

Përbërësit:

300 gr. miell

150 gr. gjalpë

100 gr. sheqer

1 vezë e madhe në temperaturë ambjenti

1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira

1 lugë të vogël ekstrakt vanilje

2 lugë qumësht

4 lugë kakao

1 gotë të vogël me liker Marsala

 

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësit në mikser dhe përzijini në maksimumin  e shpejtësisë derisa masa të rërëzohet. Vendosini në planin e punës dhe punojeni me duar derisa ta formoni në një top. Më pas jepini formën e një cilindri dhe mbështilleni me qese kuzhine. Vendoseni në frigorifer te ngrirja të pushojë për 30 minuta.

Pasi kaloi koha e pushimit,  nga ky cilindër me shume delikates prisni feta të holla rreth 5 mm.

Vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 15 -20 minuta.

Lërini të ftohen plotësisht para se ti shërbeni.

Gëzuar Festat! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje