Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bikinit e Kylie Jenner janë më të vjetra se vetë ajo dhe i ka veshur ikona e modës!

Bikinit e Kylie Jenner janë më të vjetra se vetë ajo dhe i ka veshur ikona e modës!
July 16
17:04 2019

Pushimet zyrtarisht kanë filluar për Kylie Jenner dhe vëmendjet sigurisht e vodhën bikinit që i shkojnë mjaft mirë formave të saj.

Kylie postoi këtë të hënë një foto me bikini bojëqielli me logon e markës Chanel. Ato kushtojnë jo pak, por 1690 dollarë dhe shoqëruar me një rrip po të së njëjtës markë, veshja e saj arrin vlerën 2328 dollarë.

Por nëse mendoni se këto janë krijime të reja që i janë përshtatur trendeve, gaboheni. I njëjti model është shfaqur për herë të parë në vitin 1994 dhe atëherë Kylie as nuk kishte lindur. Por e dimë se nga ka ardhur inspirimi: familja Kardashian-Jenner njihet për adhurimin ndaj supermodeles Naomi Campbell, dhe shpesh është akuzuar nga fansat për një inspirim-kopjim të saj. Dhe ka qenë pikërisht Naomi që i ka veshur këto bikini në pasarelën e markës luksoze!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje