Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Beyonce shtatzanë për herë të tretë?

Beyonce shtatzanë për herë të tretë?
August 08
18:59 2019

Fansat e këngëtares Beyonce janë të bindur se këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë!

Aktualisht diva e muzikës ndodhet me pushime me bashkëshortin Jay-Z ,vajzën Blue Ivy, dhe binjakët Rumi dhe Sir, por gjithmonë gjen kohë për të qenë aktive në rrjete sociale e për të ndarë foto me ndjekësit.

Kështu, dyshimet për një shtatzani te tretë filluan pikërisht pas publikimit të disa fotove të këngëtares në llogarinë e saj në Instagram.

Në njërën prej tyre, Beyonce e veshur me një fustan lejla, pozonte me duart para barkut dhe dukej sikur donte të mbulonte diçka.

Kaq mjaftoi që fansa e shumtë të këngëtares ta kuptonin këtë postim si një formë për lajmërimin e pritjes së ëmbël.

“Dizajne si ky i fustanit e kamuflojnë barkun. Ajo duket shtatzënë”- shkruante një ndjekës.

“Çfarë Beyonce? Fol qartë çfarë do të na thuash”-e pyet një tjetër fanse.

Në pritje të përgjigjes së Beyonces…/Blitz.al/

Share