Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bes Kallaku përjeton emocion të paparë, ja cilin futbollist takon në aeroport

Bes Kallaku përjeton emocion të paparë, ja cilin futbollist takon në aeroport
January 04
18:29 2017

Ai është një nga futbollistët më të njohur shqiptar, i cili na bën vazhdimisht krenarë. Bëhet fjalë për futbollistin me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi i cili luan me Kombëtaren gjermane si dhe me klubin e mirënjohur anglez, Arsenal.

Por komediani Besart Kallaku ka patur fatin që ta shohë dhe ta takojë nga afër futbollistin Mustafi. Kallaku ndodhet në Londër së bashku me të fejuarën e tij, Xhensila Myrtezaj dhe në aeroport ka takuar dhe yllin e Arsenalit me të cilin nuk mund të mos bënte një foto.

“Bes Kallaku dhe @shkodranmustafi nje kolegu im. Nejse, emocion i paparë. 2 futbollistë profesionistë, njëri kampion bote me Gjermanine dhe futbollist i Arsenalit, tjetri kampion me Mamurrasin, me Shën Kollin dhe me Korabin e Peshkopisë”, ka shkruar me Besi në foton që ka postuar në Instagram./Blitz.al

Shperndaje