Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha tha se i aksidentuari nga Mira Kazhani është në koma! Përgjigjet gazetarja: Të kam lënë zotin!

Berisha tha se i aksidentuari nga Mira Kazhani është në koma! Përgjigjet gazetarja: Të kam lënë zotin!
April 15
18:35 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot foton, emrin dhe të dhëna rreth gjendjes së rëndë shëndetësore, në të cilën ndodhet  i riu  17-vjecar qe u aksidentua nga gazetarja Mira Kazhani. Pak ditë më parë makina me të cilën po udhëtonte gazetarja e njohur është dëmtuar është përplasur me një këmbësor, i cili fillimisht u raportua se ndodhej jashtë rrezikut për jetën.

Por pak më parë ish-kryeministri Berisha përmes një statusi në Facebook ka treguar se familjarët e të aksidentuarit i kishin dërguar një mesazh në të cilin i tregonin një version tjetër të historisë.

“Tejet e rëndë gjendja e N.P, 17 vjeçarit të aksidentuar nga Mira Kazhani!

Miq, edhe pas 9 ditësh lufton me vdekjen në gjendje tejet të rëndë, kome në reanimacion N.P , 17 vjeçari që shtypi me rrota të para të  makines në autostradë gazetarja e narkoqeverisë Mira Kazhani.

Për të fshehur në mënyrë të shëmtuar e kriminale aksidentin, asnjëri për një jave nuk njoftoi familjarët për fatin e djalit të tyre.

Familjarët gjatë javës që shkoi kërkuan të dinin për fatin e djalit të tyre dhe pyetën në komisariatin e narkopolicisë nr 3 dhe nr 6 dhe në drejtorinë e narkopolicse por nuk morën asnjë informacion për të riun, fëmijën e tyre që luftonte me vdekjen në reanimacionin e spitalit të traumës.,- shkruan Berisha ndër të tjera, duke publikuar dhe mesazhin e njërit prej familjarëve.

Pas këtij statusi ka reaguar edhe gazetarja Mira Kazhani, duke publikuar një artikull në portalin që ajo drejton, Tirana Post.

“Sali Berisha, unë jam Mira Kazhani. Jam fëmijë i dy prindërve që kanë punuar me nder dhe s’kanë asgjë për të fshehur për fëmijën e tyre, flenë të qetë në darkë për mua.

Para një jave jam përfshirë, edhe pse pa faj, në një ngjarje tronditëse, ku një i ri u hodh me vrap në autostradë, para makinës time, në tentativë për të kapërcyer rrugën.

Nëse nuk u beson policëve, pyet Zenin që ka makinë, dhe do të të thotë se në autostradë përparësi ka makina e jo këmbësori, që rrezikon jetën e tij e të të tjerëve dhe vetëm Zoti mund ta shpëtojë. Ose lexo Kodin Rrugor dhe gjej aktekspertizën time, nëse Zeni është me pushime.

Unë jam përfshirë pa faj fare, po fare, në një aksident automobilistik, por nuk kam vrarë si ti, 27 vetë në Gërdec, mes tyre fëmijë, dhe ta quaj këtë aksident teknologjik!

Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.”-shkruan ndër të tjera gazetarja.

“E kuptoj që ti gazetarët i ndan në miq dhe armiq. Ata që të shërbejnë ty ua mbulon të vërtetat sa herë do ti e siç di ti. Armiqtë i lufton me çdo sajesë!

Gënjeshtra jote nuk është e vërteta e kësaj historie.

Si njeri, të kam lënë Zotin, edhe pse e shoh çdo ditë dorën e tij, teksa ti, lideri i pluralizmit, përfundove në një lolo.

Do jetoj më gjatë se ty dhe do shkruaj gjithmonë sa i mjerë ishe.”,- ka përfunduar shkrimin Kazhani./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje