Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berisha në “Zonë e Lirë”: Fletëthirrja e Shkëlzenit tërësisht politike

Berisha në “Zonë e Lirë”: Fletëthirrja e Shkëlzenit tërësisht politike
January 26
23:18 2018

Shkëlzen Berisha u thirr nga  Prokuroria vetëm një ditë para protestës, për të dëshmuar mbi çështjen ÇEZ, dhe Sali Berisha e ka cilësuar këtë si politike.

Në studion e emisionit “Zonë e lirë”, Berisha u shpreh se kjo është një betejë politike dhe se vetë Shkëlzeni do ta demaskojë Edi Ramën.

“Beteja politike nuk më intimidon kurrë. Ajo ishte një përpjekje e turpshme e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e këtij vendi. Më vjen mirë që djali im të zhvillojë një betejë. Ai do matet me narkoshtetin. Ai s’ka asnjë nevojë për mua. Kapacitetet i ka kompatibël. Nëse e thërrasin në mënyrë të tupshme, ata e nderojnë. Ai do të demaskojë Edi Ramën në çdo gjë” – tha Berisha. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje