Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

‘’Bëre një video porno dhe je e famshme’’- artisti legjendar kritikon Kim Kardashian dhe atë që ajo përfaqëson

‘’Bëre një video porno dhe je e famshme’’- artisti legjendar kritikon Kim Kardashian dhe atë që ajo përfaqëson
October 30
21:23 2018

Në një intervistë për median australiane ‘’Sunday Project’’, legjenda e muzikës rrok Jon Bon Jovi ka folur ndër të tjera për atë që personazhet e famshëm i japin publikut ditët e sotme.

Dhe kur bie fjala për personazhet që ndiqen dhe komentohen nuk mund të mos përmendej dhe familja Kardashian, për të cilat artisti duket se nuk ka një mendim të mirë. ‘’Është e temrrshme që jetojmë në këtë botë”’- shprehet ikona e muzikës-‘’ Nuk I kam dhënë as 60 sekonda nga koha ime emisioneve me shtëpiaket ose Kardashian-ëve’’.

Më pas ai ka kritikuar direkt, motrën më të famshme të familjes, Kim Kardashian dhe thotë për të që nuk e di se sa krenare mund të jetë për ato që ka bërë. ‘’Çfarë do shkruash në autobiografinë tënde? Bëra një video porno dhe tani jam e famshme. Më vjen keq por unë s’do I kushtoj kurrë rëndësi’’-vazhdon mendimin e tij Bon Jovi.

Gjithashtu në fund të intervistës ai pati dhe një këshillë për fansat dhe ndjekësit e artit të tij- “Shkoni shkruani një libër, bëni një pikturë, aktorni, studioni, këndoni. Fama është një produkt i të shkruarit një këngë të mirë’’.  Edhe pse një reagim direkt nga Kim apo anëtaret e tjera të familjes Kardashian nuk ka patur, dihet pak a shumë çfarë mendon bashkëshortja e Kanye West për këto kritika. Në një deklaratë të mëparshme ajo ka thënë- ‘’Unë e di se si jam bërë e njohur në botë. Është një mënyrë negative e tu bërit e famshme, prandaj ndihem sikur duhet të punoj 10fish që ti ndryshoj mendimin njerëzve dhe ti prezantoj atyre kush jam në të vërtetë.’’. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje