Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëhuni gati për dasmën e parë të “Portokalli”-së! Zbulohen e detajet e ceremonisë që do të zhvillohet të shtunën

Bëhuni gati për dasmën e parë të “Portokalli”-së! Zbulohen e detajet e ceremonisë që do të zhvillohet të shtunën
August 24
18:58 2017

Të gjithë e njohim si Xhoda, por emri i tij i vërtetë është Irgen Çela. Aktori i “Portokalli”-së do t’i japë këtë të shtunë fund beqarisë dhe Blitz.al ka mësuar se ceremonia e martesës do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes, Lushnje.

A post shared by Irgen Cela (@cela_irgen) on

Ceremonia do të jetë tejet private dhe në të do të marrin pjesë familjarë e miqtë e ngushtë të aktorit, përfshirë këtu edhe disa nga kolegët e tij të “Portokalli”-së, si bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Florian Binaj.

Irgen Çela është tejet i rezervuar sa i përket jetës së tij private, duke mos postuar fotografi me partneren, ndërkohë që pesë ditë më parë ka publikuar një foto me djalin e tij.

Dore per dore

A post shared by Irgen Cela (@cela_irgen) on

Ai u bë i njohur për publikun si aktori i “Apartamenti 2 XL”, por për më shumë se tre vjet e shohim çdo të diel në “Portokalli”. Binaj dhe Çela janë dy nga personazhet më të spikatur të këtij show humoristik.

Pas Xhodës në “Portokalli” kemi një tjetër dasmë shumë të përfolur, ajo Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt./Blitz.al

Shperndaje