Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bebe Rexha shkruan fjalë prekëse për Monika Kryemadhin: “Falë teje, flas kur të dua!”

Bebe Rexha shkruan fjalë prekëse për Monika Kryemadhin: “Falë teje, flas kur të dua!”
December 24
11:56 2017

Bebe Rexha e cila aktualisht është mjaft e fokosuar tek karriera e saj jashtë kufijve të Shqipërisë, kurrë nuk humb rastin që për ngjarje të rëndësishme në vendin tonë edhe ajo të thotë të sajën, sidomos kur bëhet fjalë për Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI-së, të cilën ajo e ka dhe kushërirë.

Ngjarjet e fundit në parlament, protestën e LSI-së dhe këpuca e Monikës drejtuar Kryeministrit Rama, kanë bërë që Bebe të rrëfejë në një postim gjithë vlerësimin për Monika Kryemadhin.

“Ka ende milion gra të cilat nënshtrohen dhe ka grua si kjo që bën ndryshimin! Kjo grua është e fortë. Ajo ështe mama, bashkëshorte, motër dhe gruaja e parë që drejton një parti politike në Shqipëri. Ajo ma thyer mentalitete dhe i ka dhënë forcën jo vetëm grave e vajzave në Shqipëri por edhe mua për të pasur kurajë ndaj ëndrrave të mia. Teksa rritesha më mësonin të flisja vetëm atëherë kur të më jepnin të drejtën e fjalës, sot flas sa herë kam diçka për të thënë! Faleminderit Monika Kryemadhi” – ka shkruar Bebe bashkangjitur fotos së Monikës.

Edhe kjo e fundit i është përgjigjur me anë të një komenti të gjatë vlerësues:

Komento
Shperndaje