Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bebe Rexha drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit e tërmetit por përjeton udhëtimin e vështirë

Bebe Rexha drejt Shqipërisë për të ndihmuar të prekurit e tërmetit por përjeton udhëtimin e vështirë
December 02
12:15 2019

Bebe Rexha ishte një ndër artistët që pas tërmetit që pas tërmetit që tronditi Shqipërinë, vendosi të hapte një llogari dhe të mblidhte të ardhura për familjet që mbetën në qiell të hapur. Ajo premtoi se do të mblidhte ndihma dhe do të vinte vetë për t’i shpërndarë tek familjet në nevojë.

Këngëtarja me famë ndërkom  btare e ka mbajtur fjalën dhe është nisur dje drejt Shqipërisë.

Teksa bëhej gati ajo tregoi përmes një video në Instastory se kishte mbushur një valixhe plot me ëmbëlsira për fëmijët që do të takojë në Shqipëri.

Por duket se udhëtimi drejt vendlindjes s’ka qenë i lehtë.

Ajo është përballur  me turbulence në ajër dhe ato e kanë frikësuar shumë.

“Turbulenca më e keqe që kam kaluar në një kohë të gjatë. Oh Zot. Nuk e di dhe sa mund të përballoj”, ka shkruar Bebe në Instastory.

Share