Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar duhet urgjentisht të ndërrojë profesion

June 02
09:20 2017

Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës, duket se ka krijuar bazën e saj të fansave, madje, me ndjekësit në Instagram, ka arritur t’ia kalojë edhe këngëtarit.

Gjithnjë e kemi parë si atë vajzën e ëmbël, të dedikuar pas të birit dhe e kujdesshme ndaj bashkëshortit, por asnjëherë nuk ka ngelur pa u përmendur bukuria e saj. Në sfilatën e  zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet, mes shumë modelesh me eksperiencë, Andrra është shfaqur e veshur me fustanin e nusërisë duke shkëlqyer më shumë se kurrë.

Ajo ka qenë një nga figurat surprizë që u ngjitën në pasarelë për të sfiluar e duhet thënë se nëse do të jepeshin nota, Andrra do të merrte maksimalen. Dikush duhet t’i thotë Andrrës se duhet ta marrë me më shumë seriozitet modelingun, pasi me të vërtetë që do t’i shkonte shumë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje