Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëshorti i Vaçe Zelës rrëfen fillimet e lidhjes së tyre: “Më tërhoqi me…”

Bashkëshorti i Vaçe Zelës rrëfen fillimet e lidhjes së tyre: “Më tërhoqi me…”
April 11
16:12 2019

7 prilli shënon dhe ditëlindjen e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zelës, e cila nëse do të ishte mes nesh do të festonte 80 vjetorin. Në nder të saj, “Soiree” mbrëmjen e djeshme mblodhi miq të këngëtares për ta përkujtuar atë.

Sigurisht që nuk mungoi dhe bashkëshorti i saj, Pjetër Rodiqi. Ai tregoi me mjaft ndjenjë dhe momentet e para të njohjes me të:

“Unë kam kryer shërbimin ushtarak në Lushnje dhe kënaqësia e vetme ishin ato shëtitjet që bënim dhe në të njëjtën kohë e vetmja qendër ishte Shtëpia e Kulturës. Nuk e dija as kush ishte Vaçja, as që ekzistonte. Unë e njoha duke luajt bilardo, kur edhe sot e kësaj dite nuk di të kem lozur ndonjëherë bilardo. Aty nisi ndjenja jonë. Shiko, Vaçja sa ç’qe këngëtare e mirë, aq ishte edhe e zgjuar. Ishte inteligjente me plot kuptimin e fjalës. Sa e madhe dhe e zgjuar. Më tërhoqi me intelektin e saj. Ne ishim të rinj atë kohë dhe kishim interes për letërsi, poezi e kështu gjërash.”

Por a ka qenë një jetë e lehtë apo e vështirë, krah saj?

“Shiko, ka qenë e vështirë në kuptimin që Vaçja u bë e njohur pasi u njohëm ne. Unë deri vonë e kam pasur bezdi që më thonin “burri i Vaçes”, ndërsa tani prezantohem si bashkëshorti i Vaçe Zelës.”- është përgjigjur ai.

Kujtimi i Vaçes do të ngelë gjatë jo vetëm në mendjen dhe zemrën e të afërmve të saj, por dhe të të gjithë popullit shqiptar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje