Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bashkëpunimi i Beatrix dhe Alban Ramosaj po vjen më shpejt nga sa menduam! Zbuloni çfarë thotë vetë këngëtarja

Bashkëpunimi i Beatrix dhe Alban Ramosaj po vjen më shpejt nga sa menduam! Zbuloni çfarë thotë vetë këngëtarja
August 16
13:05 2018

Sapo ne menduam se Beatrix Ramosaj kishte hequr dorë nga muzika për modelingun, ajo na surprizon. Ditën e sotme, me një postim në Twitter ajo na zbulon se do të publikojë një duet me Alban Ramosaj dhe madje shumë shpejt.

“Hey njerëz! Lajme emocionuese. Më në fund një duet po vjen! Vëllai im Alban Ramosaj dhe unë, do të publikojmë bashkëpunimin tonë të parë këtë të shtunë 18 Gusht. A ka qenë kjo ajo për të cilën keni pritur të gjithë?”- ka thënë ajo.

Më pas, me një postim në Instagramin e Alban Ramosaj, mësuam se kënga titullohet “Get High”

Ndërkohë që Albani na kishte njoftuar se po punonte me disa projekte dhe bashkëpunime dhe prisnim publikimin e këngës “A thu pse”, Beatrixi ka më shumë se një vit pa projekte muzikore, që në këngën “Pa ndjenjë” ku me sensualitetin e saj bëri bujë.

Kaq shumë kohë për këtë projekt të ri… me siguri do të jetë një hit. Epo ne mezi po e presim!/Blitz.al/

Share