Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bashkëjetesë me biznesmenin shqiptar, zbulohet lidhja e Aurela Hoxhës!

Bashkëjetesë me biznesmenin shqiptar, zbulohet lidhja e Aurela Hoxhës!
March 12
16:06 2019

Aurela Hoxha është një ndër personazhet publikë që jetën e saj private preferon ta mbajë të fshehur nga mediat. Që pas ndarjes nga bashkëshorti vite më parë, nuk kemi mësuar asgjë për statusin e saj.

Por kjo deri sot!

Burime pranë “Gazeta Shqiptare” kanë zbuluar se që Aurela është në një lidhje të re. Në Spanjë ajo nuk ka qëndruar vetëm, por pikërisht me të dashurin e saj.

Ai quhet Alban dhe është nga Miloti. Prej vitesh, biznesmeni milioner jeton në Spanjë ku ka dhe biznesin e tij në fushën e hotelerisë. Përflitet se ata janë njohur nëpërmjet miqve të përbashkët, gjatë kohës që Aurela ishte me pushime në Barcelonë.

Të njëjtat burime tregojnë se lidhja mes tyre është serioze pasi janë bërë dhe prezantimet e familjeve, gjithashtu kohëzgjatja prej 2 vjetësh është faktor i rëndësishëm.

Hoxha prej kohësh po punon për zgjerimin e linjës së saj të veshjeve të brendshme jashtë Shqipërisë, dhe ndoshta me këto zhvillime jo vetëm në fushën profesionale, por edhe sentimentale nuk është aspak çudi që ajo ta vendosë jetën e saj në Spanjë.

Gjithsesi, për konfirmimet dhe fotot në çift mbetemi ende në pritje. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje