Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Barbana publikon këngë në ditëlindjen e tij, babai i Ergi Dinit: Ndonjëherë më shkon mendja ta telefonoj

Barbana publikon këngë në ditëlindjen e tij, babai i Ergi Dinit: Ndonjëherë më shkon mendja ta telefonoj
October 15
18:06 2019

Ditën e djeshme Barbana Dini lajmëroi në Instagramin e saj se do të pu likonte sot një nga këngët më të veçanta të saj, një bashkëpunim mes saj dhe Ergi Dinit, vëllait të saj që fatkeqësisht u nda nga jeta pas një aksidenti.

15 tetori është ditë e veçantë për familjen Dini, sepse nê këtë datë Ergi kishte ditëlindjen. Këtë vit këngëtari do të bënte 25 vjeç ndaj dhe Barbana zgjodhi pikërisht këtë datë për të publikuar këngën “Ku je”, një titull që vetë Ergi e kishte zgjedhur.

Këngëtarja ishte e ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit, bashkë me babain e saj, ku foli për projektin e ri.

Babai i Ergit me lot në sy shprehej se nuk e beson që djali i tij ka ikur nga kjo jetë dhe shpesh i shkon mendja ta telefonojë me idenë që është gjallë dhe në Tiranë.

“Njeriu e ka të vështirë të kapërcejë humbjen. Është shumë e trishtueshme, shumë  e dhimbshme dhe jeta e humb motivin kështu që duhet ta kërkosh ta gjesh që të vazhdosh. Ergi është gjithmonë në kujtesën tonë”, u shpreh ai.

Barbana tregoi se kënga kishte rreth 4 vite që ishte gati në studio, pasi Ergi kishte punuar me muzikën dhe tekstin. Ajo shtoi se mezi priste ta publikonte këtë video dhe pas kaq vitesh mbajti një premtim publik që ishte shumë i vështirë për të.

Kënga është duet dhe gjithçka është realizuar nga Ergi. Pjesa e Barbanës në këngë është përshtatur me mjeshtëri nga Pandi Laço.

Share