Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Baby One More Time” bën 20 vjeç, falenderimi emocionues i Britney Spears për fansat e saj

“Baby One More Time” bën 20 vjeç, falenderimi emocionues i Britney Spears për fansat e saj
October 24
14:46 2018

Të martën u bënë fiks 20 vjet nga debutimi i superhitit të Britney Spears, “Baby One More Time” dhe ky përvjetor është shumë i rëndësishëm për këngëtaren.

Me anë të një postimi në Instagram ajo ka shpërndarë një video e cila përmbledh kërcimet më të bukura të bëra me këngën në sfond dhe bashkangjitur me të shkruan:

“Është e vështirë ta them me fjalë çfarë do të thotë dita e sotme për mua… 20 vite më parë bota dëgjoi muzkën time për herë të parë! Kaq shumë kanë ndodhur që atëherë por ajo që dua vërtetë të bëj është një falenderim për fansat të cilët kanë qenë pranë meje që ditën e parë. Suporti juaj gjithë këto vitë do të thotë shumë për mua! Ju dua të gjithëve!”.

Britney ishte vetëm 16 vjeç kur kënga u lançua më 23 tetor të vitit 1998 dhe menjëherë u rendit në vendin e parë të klasifikimeve në 18 vende të botës. Falë këtij hiti ajo u bë një superstar botëror me këngë si “Toxic”, “Womanizer” apo “Oops!…I Did It Again!”. Tashmë 36 vjeç, ylli i popit mund të kthejë kokën pas dhe të shohë që në karrierën e saj ka pasur vërtetë momente të vështira, kujtoni vitin 2007 kur u përfshi në shumë zënka dhe skandale, por debutimi i “Baby One More Time” padyshim që duhet të jetë më i bukuri. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje