Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Babai i Ermal Metës thirrje publike të birit: Nuk të kam dhunuar. Dua të takohemi, t’i fal të gjitha fjalët!

Babai i Ermal Metës thirrje publike të birit: Nuk të kam dhunuar. Dua të takohemi, t’i fal të gjitha fjalët!
June 27
19:19 2018

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta shpesh në intervistat e tij është shprehur se nuk ka një marrëdhënie të mirë me babain e tij. Ky qëndrim i tij vjen si pasojë e një të kaluare jo fort të këndshme. Ermali është shprehur se i ati, Gëzim Meta ka ushtruar dhunë ndaj tij në fëmijëri. Disa motive të vuajtjeve në adoleshencë janë përfshirë në këngët e tij si një mesazh kundër dhunës si “Lettera a mio padre” dhe “Vietato morire”, ku flet për fëmijërinë e dhimbshme të tij.

Gëzim Meta i ka shkruar një letër publike të birit të cilën e ka publikuar “Shqiptarja. com”. Në këtë letër publike, ai insiston të sqarojë se nuk ka qenë i dhunshëm. Gëzim Meta i lutet Ermalit që të takohen dhe ulen për të biseduar së bashku, ku shton se “do t’ia fal edhe fjalët që ka thënë publikisht në adresë të tij”.

Në një intervistë për Report Tv babai i Ermalit shprehet se divorci i prindërve ka ndikuar për keq tek këngëtari aq sa edhe sot ai të mos e falë babain e tij.

“Unë nuk kam ushtruar asnjë lloj dhune ndaj tij. Asnjë pëllëmbë nuk mbaj mend që ta kem qëlluar për arsye se të tre fëmijët që ne kishim ishin fëmijë të mbarë. Ermali ëhstë dëshmitar i shumë skenave që kanë ndodhur gjatë procesit gjyqësor. Kjo nuk duhet të ndodhte por për fat të keq ka ndodhur. Ishte 9 vjeç dhe përjetimi që i bëri gjyqit nuk e kapërcente dot ndaj e quan veten të dhunuar. Unë prisja të rritej të vinte, 25, 30 35, tani është 37 vjeç. Të vinte njëherë si burrat dhe të më thoshte o baba cila ishte arsyeja? Të fliste si burri burrit. Ai nuk më njeh. Ai më njeh thjehst në një rast depresioni që ne kaluam si familje atëherë. “,- është shprehur Gëzim Meta.

Pavarësisht gjtihçkaje ai shprehet se ndihet shumë krenar për të birin që ka arritur të jetë një nga zërat më të mirë në muzikë. E përveç intervistës  në letër teksa rrëfen gjithë historinë e jetës së tij, Gëzimi  i kërkon të birit që të sqarohen njëherë e mirë e të takohen nga afër pasi kjo ngjarje prej vitesh e mban të brengosur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje