Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Baba për herë të katërt dhe planet për një recital, rrëfehet Ermal Fejzullahu

Baba për herë të katërt dhe planet për një recital, rrëfehet Ermal Fejzullahu
October 12
19:44 2019

Këtë të shtunë, këngëtari i dashur për publikun Ermal Fejzullahu ka folur për herë të parë pas lindjes së fëmijës së tij të katërt.
Në një intervistë  me Kilda Hysenbegasin në Pop Culture, Ermali ka rrëfyer ndjesitë dhe kënaqësinë pas ardhjes në jetë të vogëlushes së tij Anës.
“Është super kënaqësi si çdo prind që merr për herë të parë fëmijën. Më tepër janë gëzuar fëmijët që u ka ardhur në jetë edhe një motër. Emrin e ka zgjedhur vajza e vogël, Era. Emrin Ana e ka pëlqyer prej fillimit, e ka parë në filmat vizatimor, i ka pëlqyer një karakter me këtë emër dhe nuk donim t’ja prishnim”- ka rrëfyer këngëtari. Por sigurisht që ngacmimet dhe biseda nuk ka përfunduar këtu.
Ai është ngacmuar nga Kilda, për karrierën e tij duke e pyetur nëse ka menduar ndonjëherë për të bërë një koncert recital. Dhe e dini çfare ai do ta bëjë, por duhet të presim edhe pak vite për këtë.
“Unë jam gati por më duket sikur është herët. Duhet me pas një karriere më të madhe. Kurt ë bëhem 34 po atëherë ja vlen me pas material të bujshëm. Unë në skenë jam tash 16 vite, kështu që ka kohë.”
Pra, do ta bësh për 20 vjetorin e karrierës tënde është pyetur këngëtari sërish, i cili e ka pohuar dhe ka treguar se dëshiron ta ketë një kujtim të tillë…

Komento
Shperndaje