Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aulona rrëzohet në premierën e “Thumb On”, Fatma detyrohet të ndërpresë emisionin

Aulona rrëzohet në premierën e “Thumb On”, Fatma detyrohet të ndërpresë emisionin
November 03
21:07 2019

Mbrëmjen e sotme ka nisur sezonin e ri “Thumb On”, programi nën drejtimin e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut.
Këtë sezon dy gazetaret dhe “Thumbi” i tyre do te shfaqen në Ora Televizion, çdo të diel ora 21:00 live për 90 minuta.
Po që në nisje, kur sapo kishin dalë në studion e re, dy moderatoret janë hasur me një incident “të vogël”.
Fatma dhe Aulona kanë hyrë në studio duke kërcyer me këngën më të re të dyshes Klajdi dhe Bruno, “Lulija”. Por duket se Aulona nuk ka patur dhe aq fat, pasi duke kërcyer ka rrëshkitur.
E vendosur në siklet Aulona i ka kërkuar ndihmë Fatmës e cila menjëherë ka kaluar në publicitet.
Epo gjëra që ndodhin janë dhe këto. Le të themi se plasi syri i keq.

Share