Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ata publikuan klipin, por a ishte kjo kundërpërgjigja e Noizy-t për Encën dhe Don Phenom?

Ata publikuan klipin, por a ishte kjo kundërpërgjigja e Noizy-t për Encën dhe Don Phenom?
October 12
19:21 2018

Vetëm dy orë më parë, Enca dhe Don Phenom publikuan klipin e këngës së tyre të rë “Kujt po i  han”.  Kënga mori menjëherë një feedback pozitiv, por edhe një rastësi e çuditshme ndodhi.

Noizy në profilin e tij në Instagram, menjëhere pasi u publikua kënga, postoi 3 foto radhazi me 2 lopë duke kënduar. Në njëren prej tyre, ai gjithashtu shkroi “Asgjë përveçse dashuri.”

Nuk e dimë se çfarë ka dashur të thotë Noizy, por dyshojmë që të jetë një rastësi. Një ndër epitetet që edhe më parë i është vënë Encës është dhe “lopë.” Don Phenom gjithashtu e akuzoi para disa ditësh për vjedhjen e këngës. Ata dihet që kanë një “armiqësi” ndërmjet tyre.

Enca dhe Don Phenom publikojnë bashkëpunimin, Noizy poston lopë duke kënduar? Hmm, ai tashmë i ka fshirë fotot nga profili i tij, por përshtypjet e tij ne pothuajse i morën. /Blitz.al/

 

 

N

Share