Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ashtu si të gjithë vajzat e tjera edhe Lori Hoxha vesh rrobat e të dashurit!

Ashtu si të gjithë vajzat e tjera edhe Lori Hoxha vesh rrobat e të dashurit!
November 01
18:38 2018

Lori Hoxha është padiskutim ndër vajzat e veshura më me stil në Shqipëri. Kur flasim për stil, jo domosdoshmërisht ka të bëjë më anën financiare. Lori e ka treguar që vishet bukur edhe me rroba që nuk kapin vlera me shumë zero pas.

Por ndryshe nga herët e tjera, ajo që po tërheq vëmendjen këtë herë është xhaketa e të dashurit të saj, Vis Bajraktari.

Së fundmi, ai ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram, në të cilën mban veshur nje xhaketë “Balenciaga”.

Deri këtu s’ka asgjë të jashtëzakonshme, por xhaketa e Visit na kujtoi një foto të Lorit të postuar para pak kohësh kur ajo ishte në Londër.

Në foton e postur Lori mbante gjithashtu një xhaketë të tillë, dhe sikurse mund ta shohim bëhet fjalë për të njëjtën xhaketë.

Ajo që na bën përshtypje është fakti që xhaketa bën pjesë në në koleksionin e meshkujve, gjë që na bën të mendojmë që edhe Lorit, ashtu si të gjithë gocave të tjera, i pëlqen të vishet me rrobat e të dashurit.

/Blitz.al/

Komento

Shperndaje