Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Artistët që kanë reputacion si të çuditshëm

Artistët që kanë reputacion si të çuditshëm
December 10
12:27 2019

Ndoshta ky është çmimi që ata paguajnë për të qenë të talentuar, edhe pse kjo nuk i shpjegon ata studentë të arteve që teshtijnë në një tablo dhe e quajnë kryevepër, pasi realisht nuk dinë si të pikturojnë. Sidoqoftë, i kushton shumë një artisti të jetë i çuditshëm në profesion. Kur një artist bën diçka të tillë nuk është rastësi. Duhet të jenë shumë, po shumë të çuditshëm që të tërheqin vëmendje. Ja 5 figura që e kanë këtë karakter:

Vincent Van Gogh

Ai ishte një piktor i shekullit 19-të, puna e të cilit pati ndikim në shumë artistë pasardhës. Të gjithë kanë parë qoftë edhe një nga pikturat e tij apo  kanë dëgjuar historinë e prerjes së veshit të majtë e duhet thënë se kaq është vetëm maja e ajsbergut për këtë emër. Jeta e tij lidhet fort me romancat, halucinacionet dhe spitalet psikiatrike, madje ai prodhoi disa nga veprat më të famshme pas qëndrimit në një spital të tillë. Për sa i përket jetës private, gruaja e tij e tretë tentoi vetëvrasjen pasi familja i refuzoi martesën. Ai gjithashtu bashkëjetoi gjatë me një prostitutë të alkoolizuar. Thënë shkurt është rasti shembull ideal i gjeniut të trazuar. Puna e tij ishte e shkëlqyer, por jeta e tij ishte shumë e vrullshme, shëndeti i dobët, kishte borxhe dhe depresion. Të gjitha i shkaktuan probleme të vazhdueshme.

Salvador Dali

Një surrealist, Dali është ndoshta artisti më i famshëm i shekullit të 20–të. Arti i tij është i njohur dhe tepër ndikues, por ndërsa dezajnet e tij të çuditshme janë të paharrueshme, ai gjithashtu kujtohet si një ikonë e kulturës. Dali kishte një tendencë sjelljeje të pazakontë dhe ekstravagante, për të cilën shumë me edukatë mund të themi se ngjason me një vëmendje lavireje. Ai gjithnjë vishej me një pelerinë të gjatë dhe një shkop që të ndihmon në ecje. I pëlqente të fliste për veten në vetën e tretë dhe mbante mustaqet më qesharake që janë parë ndonjëherë. Përgjithësisht ishte një karakter arrogant, që do të bënte gjithçka për pak vëmendje. Pikturat e tij, mbi 1500, konsiderohen si kryevepra të çuditshme, enigmatike, plot me simbolizëm dhe koncepte abstrakte.

Piet Mondrian

Mondrian ishte një piktor holandez, i cili pëlqente linja të drejta. Mondrian është i njohur për një seri kompozimesh që nuk janë asgjë më shumë sesa disa vija të zeza në një letër të bardhë, diku të përziera me vija të verdha, blu dhe të kuqe. Ai iu referua për këtë qasje si “neoplasticism” dhe duhet thënë se pati një ndikim në masë. Më vonë filloi të eksploronte me vija të zeza të dyfishta, por pavarësisht sa të thjeshta mund të duken, ai ka punuar shumë për to. Është e pamundur të mohohet ndikimi i Mondrian mbi botën e artit, por është gjithashtu e pamundur të mohohet se marrja seriozisht e linjave të tij të drejta e ka bërë mjaft të çuditshëm.

Marcel Duchamp

Emri i tij lidhet me surrealizmin dhe lëvizjen “dada” . Ai ka punuar në një shumëllojshmëri stilesh, kryesisht i njohur për artin “readymade”, që ishte – thënë ndryshe – një shfaqje e gishtit të mesit në botën e artit. Shembulli i një punimi të tij është një punë e quajtur “Fountain”, e cila nuk është asgjë më shumë se një oturak. Kur erdhi koha për të shfaqur “krijimin” e tij në një shfaqje arti, anëtarët e bordit patën një debat të ashpër.

Giger

Giger është një artist zviceran surrealist, në radhë të parë një piktor, duke shtuar aftësitë e skulptorit dhe dizenjuesit. Ai është më i famshëm për punën e tij në filmin “Alien”, ku frikësoi një gjeneratë të tërë me një përbindësh të frikshëm në portret që vriste njerëz me prirje të forta seksuale. Por Giger ka bërë shumë më shumë sesa një figurë alieni, ai ka investuar edhe në pasionin për skulpturë dhe dizajn, duke dizenjuar një rrjet baresh në Zvicër. Puna e tij në film i bëri punët e tij të famshme për kulturën pop, edhe pse ai shpesh nuk merr kredite për këtë. Nuk është e pazakontë të shohësh një tatuazh të frymëzuar prej tij.

 

Share