Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Artist i vogël, s’kam frikë të flas”- Noizy sulmon hapur Ardit Gjebrean për fitoren e Enedës

“Artist i vogël, s’kam frikë të flas”- Noizy sulmon hapur Ardit Gjebrean për fitoren e Enedës
December 10
13:01 2019

Kanë kaluar disa ditë nga nata finale e Këngës Magjike, ku sigurisht siç tashmë ju e dini fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”.

Të shumtë ishin ata gjithsesi që mendonin se festivalin duhet ta kishte fituar një tjetër artiste, pikërisht Fifi me “Mbarova”, si publiku që e ndiqte nga shtëpia, publiku në sallë dhe patjetër ai i Instagramit.

Megjithatë, tani që dukej se kjo çeshtje ishte lënë pas, krejt nga hiçi, Noizy ka reaguar në lidhje me shpalljen e fituesit në Kënga Magjike, duke i drejtuar dhe disa fjalë producentit dhe drejtuesit Ardit Gjebrea.

Me anë të një postimi në Instagram, ai arrin deri aty sa e quan Gjebrean artist të vogël dhe thotë se e gjitha që ndodhi, pra mos trimufi i Fifit, e ka vrarë artisten në zemër.

FAKE, besoj e degjuat reagimin e salles kush e fitoj, po ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes por lendon zemren e nje artisti të vertet. 
Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. KING ZINJO”

Pra siç mund ta shihni ka një superhero të ri në qytet, i cili nuk ka frikë të flasë dhe do jetë aty sa herë ka padrejtësi.

/Blitz.al/

Share