Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Artan Hoxha – Sali Berishës: “Ke djegur Azem Hajdarin! Do të bëj kronikën e arrestimit tënd!”

February 26
23:15 2018

Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Studio e Hapur” u diskutua çështja e legjitimitetit të zyrtarëve që do të negociojnë me palën greke për kufirin detar.

Debati në studio është “ndezur” me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit Berisha me anë të telefonit.

Marrë shkas nga deklaratat e Berishës se në komision ka tradhtarë, gazetari Artan Hoxha është përplasur me ish-kryeministrin duke arritur deri aty sa e akuzoi për vrasjen e Azem Hajdarit.

Hoxha u shpreh se do të jetë aty për të bërë kronikën e arrestimit të Berishës si Pinoceti, 85 vjeç në burg.

Berisha i është përgjigjur këtyre deklaratave duke u shprehur se gazetari është bashkëpuntor i Haklajve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje