Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arta Memedi i bën sërish diss direkt Taynës: ”Twerk se për atë paguhesh”

Arta Memedi i bën sërish diss direkt Taynës: ”Twerk se për atë paguhesh”
September 07
13:22 2019

Vitin që shkoi, rrjetet sociale u trazuan nga konflikti dhe përplasja mes Taynës dhe Arta Memedit. Disse nëpër këngë apo qoftë direkte në rrjetet sociale, bënë që të merrnin vëmendjen në showbizin shqiptar. E ftuar në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, Arta sqaroi asokohe të gjithë konfliktin me të.

Dhe ndonëse u duk se gjithçka u qetësua mes vajzave, ditën e djeshme Arta ka publikuar këngën e re “Shote Galica” që nga të gjithë është interpretuar si një diss direkt drejtuar Taynës. Pse? Epo teksti flet vetë.

“Mos u shit kishe se din, se kush t’ka ty në menaxhim, unë e kam pas sigurim.”- këndon ajo, duke ju referuar menaxherit të Taynës, Rinor Hykollit që më herët ka qenë pikërisht bashkëpunëtori dhe partneri i Artës.

“Tash po thu që lekë po bon, dashnia jeme po t’mungon, ti s’e meriton. Kë menon që po anulon?”- këtu mendohet se i drejtohet sërish Rinorit, duke ju referuar konfliktit që ata kanë pasur më herët, pasi ai tentonte t’i anulonte koncertet.

“Unë nuk jam latine, shqip po m’njeh krejt bota. Ti nuk je latine, ty nuk po t’njeh bota. Twerk twerk, luje luje se për atë paguhesh,”- është një tjetër pjesë e teksit që na kthen pas te teksti i “Caliente” i Taynës: “Jena shqiptare e dokem latina”

Dhe e gjitha përmbyllet në fundin e këngës, ku Arta thotë “Siri, who fucked up ato me krytë ma t’madh se beli?” që është konceptuar në të njëjtën mënyrë siç këndon Tayna në “Bye Bye”: “Alexa, fuck them up”.

Epo, gjërat janë të qarta dhe pas këtij dissi na mbetet vetëm të presim nëse Tayna do të reagojë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje