Blitz

 Breaking News

Arjon Muça ankohet për rrogat në televizion: Janë skandaloze!

Arjon Muça ankohet për rrogat në televizion: Janë skandaloze!
March 21
20:38 2020

Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë i ftuar moderatori Arjon Muça, i cili së fundmi është bërë pjesë e një emisioni në Ora news.

Dojna ka pyetur Arjonin pse ishte shkëputur prej kohësh nga televizioni dhe mesa ai tregon arsyeja e shkëputjes kanë qenë pikërisht pagesat që i janë ofruar.

“Kam bërë një shkëputje sepse pagat në Shqipëri nuk ishin të kënaqshme, domethënë nuk do preferoja të punoja në një ekran, i cili nuk më vlerëson. Jo mua si Arjon por mua si profesion, pra moderatorin. Kur ti nuk i jep vlerat ekonomike që ai rol meriton mua më dukej si padrejtësi e jashtëzakonshme, sepse shoh profesione që paguhen një lloj dhe nuk kanë impenjimin që ka ky profesion. Në 10 vitet e fundit pagesa ka qenë një lloj për mua, hiq 100 mijë lekë më shumë apo më pak, ështē njëlloj rroga, madje mund të të them që rroga më e madhe ka qenë përveç Agonit, ajo që kam marrë në Top Channel para 10 vitesh kur unë fillova punën”-ka treguar Arjoni.

Share