Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arjola Shehu largohet nga Shqipëria, nis prezantimin në emision italian

Arjola Shehu largohet nga Shqipëria, nis prezantimin në emision italian
December 03
23:04 2018

Pas mbylljes së një sezoni të sukseshëm të emisionit “Kush vjen për drekë” vitin e kaluar, Arjola Shehun nuk e dëgjuam të përmendej për ndonjë program të ri këtë shtator.

Megjithatë, në puntatën e fundit ajo deklaroi që do vazhdonte të ishte sërish pjesë e ekranit, por jo më me një emision gatimi.

Ndërkohë që të gjithë prisnim me kuriozitet programin televiziv që do t’i besohej moderatores së talentuar, lajme të reja kemi në horizont.

Arjolën do e shohim në ekran në vitin 2019, por jo në një ekran shqiptar.

Ka qenë vetë moderatorja e cila nëpërmjet një video-je dhe disa fotove në postuar në “InstaStory” ka njoftuar se do të jetë prezantuese e një emisioni italian, në “Rai”.

Arjola do të prezantojë programin “Tipicita 2019”, në krah të së cilës do jetë edhe Marco Ardemagni.

“Debutimi im në një prodhim 100% italian”- shkruan ajo në mbishkrimin që shoqëron videon e postuar në Instagram.

I urojmë shumë suksese Arjolës!

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje