Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ardit Gjebrea zbulon se Besi dhe Erioni do të bëhen pjesë e Tv Klan

Ardit Gjebrea zbulon se Besi dhe Erioni do të bëhen pjesë e Tv Klan
December 09
22:04 2017

Aktualisht në Pallatin e Kongreseve po mbahet finalja e edicionit të 19-të të “Kënga Magjike”. E gjithë vëmendja e publikut është drejt Tv Klan. E dinim që sot do të kishte shumë surpriza e njërën prej tyre ashtu si padashur e ka zbuluar Ardit Gjebrea. Moderatori i festivalit është shprehur një moment, ndërkohë që në skenë përkrah tij ishin Bes Kallaku e Erion Isai, se ndoshta në të ardhmen ata do të ishin pjesë e familjes Klan.

Gjebrea iu drejtua Aleksandër Frangajt i cili ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve duke ia paraqitur atij si një kërkesë. Mos vallë Arditi na e tha si me shaka gjoja se dyshja e humorit tashmë janë pjesë e Tv Klan?/ Blitz.al/

Komento
Shperndaje