Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ardit Gjebrea dhe Arbana Osmani do ta prezantojnë bashkë “Këngën Magjike” këtë vit?

Ardit Gjebrea dhe Arbana Osmani do ta prezantojnë bashkë “Këngën Magjike” këtë vit?
August 07
18:13 2019

Disa ditë më parë, moderatorja e njohur Arbana Osmani publikoi në Instastory-in e saj një foto ku shfaqej duke drekuar me familjen e Ardit Gjebreas.

Ajo ishte mysafire në shtëpinë e moderatorit në Gjirin e Lalzit, ku prezente ishin gjithashtu edhe bashkëshortja dhe vajzën e tij, Ana. Kaq mjaftoi që në media të ngrihej (me të drejtë) pyetja se cila ishte arsyeja që i kishte bërë bashkë si miq tavolinash, rivalët e ekranit.

Dhe në fakt, sikurse po rezulton sot, një arsye e paska pasur. Sipas “Revistës Class”, dreka nuk ka qenë pa një motiv dhe thuhet se dy moderatorët kanë diskutuar në lidhje me prezantimin e “Këngës Magjike” të këtij viti.

Thuhet se kësaj here, Gjebrea do të zgjedhë Arbanën si partneren e tij të prezantimit, megjithëse ende nuk dihet nëse moderatorja do të jetë e pranishme vetëm gjatë natës finale, apo edhe në dy netët e tjera.

Sidoqoftë, nëse Arbana do jetë krah Arditit në këtë edicion të Këngës Magjike padyshim do jetë zgjedhja më e veçantë e producentit. Në ndryshim nga partneret e tjera të viteve të kaluar të Gjebreas, Arbana nuk është një modele, as një velinë, as një princeshë e as një aktore, por një prezantuese që do të bëjë prezantuesen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje