Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbër Çepani i shpreh dashurinë publikisht këngëtares shqiptare: Të thashë që ai nuk të meritonte, eja tek babuçi!

Arbër Çepani i shpreh dashurinë publikisht këngëtares shqiptare: Të thashë që ai nuk të meritonte, eja tek babuçi!
June 14
18:05 2019

A ju kujtohet kur Flori Mumajesi i shkroi Bebe Rexhës në Instagram dhe i tha që ishte ai burri që ajo po kërkonte?(lexo këtu) 

Një kërkesë e Bebe Rexhës për të gjetur mashkullin e duhur në jetë bëri që Flori t’i shkruante në Instagram.

“Tak tak… Hape derën, jam unë Burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot”- ka shkruajtur Flori dhe e ka shoqëruar me një emoji zemre.

Kjo bisedë shkaktoi shumë të qeshura në atë kohë dhe diçka të ngjashme ka bërë edhe Arbër Çepani sot me Dua Lipën.

Dua i dha fund lidhjes së saj me Isaac, pasi kishin 18 muaj që i kishin dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit. Duket se nuk ishte e thënë që ata të përfundonin bashkë kështu që gjithçka mori fund.

Por duket se Arbri e kishte parashikuar diçka të tillë. Ai ka bërë disa postime në Instagram me humor duke i thënë Duas se ata në fakt duhet të lidhen bashkë sepse janë bërë për njëri-tjetrin.

“Dua Lipa zemra vogël ta kam thënë gjithmonë që ai nuk të meritonte… Eja tek babuçi tani, boll duruam larg njëri-tjetrit. “,- shkruan Arbri në një postim të një lajmi ku thuhet se ish-i dashuri i Duas po e vuan ndarjen.

 

“Dua përgjigju në privat zemra ose FB s’ka gjë. Se ta fshiva numrin që kur erdhe me atë kuzhinierin në Shqipëri. Sot e tutje doe  lëmë të kaluarën pas krahëve. “,-shkruan Arbri në një postim të dytë.

Epo shpresojmë që Dua t’i kthejë një përgjigje Arbrit dhe pse jo ky i fundit të na tregojë edhe vazhdimin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje