Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Premiera e filmit të Besit por edhe e çifteve V.I.P

Premiera e filmit të Besit por edhe e çifteve V.I.P
November 21
18:54 2019

Të mërkurën e 20 nëntorit, ditën e djeshme ishte premiera e filmit më të ri dhe të parë nga Bes Kallaku, “Falco”.

Mes të ftuarve të shumtë nga bota e medias e jo vetëm, në sy ranë çiftet V.I.P që ishin bashkë dhe pa diskutim, shkëqyen.

Besi, Xhensila dhe Ajka ishin supriza e mbrëmjes. Ajka tashmë mbi 1 vjeçe, gaforre në horoskop u shfaq për herë të parë para publikut. Besi dhe Xhensila ishin veshur në të zeza.

Siç ka thënë Besi pak kohë më parë në “Thumb”, ka filluar të marrë nga bukuria e Xhensilës dhe po, është e vërtetë. Xhensila, si gjithmonë, dita ditës më shumë rrezëlliste. Trupi në super formë, fustani i zi i tregonte asetet e mrekullueshme duke e bërë jo vetëm të ëmbël por një “sexy mama”.

Olsi Bylyky dhe e dashura e tij Egli Tako ishin një prej çifteve në premierë. Olsi, jo vetëm që bëhet sexy dita ditës, kjo edhe për shkak se është ende në fazë burrërimi pasi e dimë që dalja e tij në ekran ka qenë në moshë tepër të vogël. Nga ana tjetër kemi bukuroshen krahë aktorit, Egli e cila mbante të veshur një fustan me ngjyrë të kaltër bëri sigurisht që sytë herë pas here të ktheheshin nga ajo.

Një tjetër çift arristësh ishin aty, Vera Grabocka dhe Timo Flloko. Shprehja se për ata të dy koha ka ndaluar, nuk ka skaduar ende.

Sinani dhe Andrra ishin gjithashtu te ftuar për të marrë pjesë në premierë. Edhe ky çift ishte veshur në të zeza.

Delinda Disha ka sigurisht në krah një goxha burrë, Eldo Disha. Në një kombinim midis të zezës dhe blu-së së errët, ky çift gjithashtu tërhoqi vëmendjen.

Tani është e kotë që të thuhet se ka dyshime për një romancë mes Arbanës dhe Eduartit. Vetëm po të bërtasin me të madhe, “hey jemi të dashuruar”.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, mik dhe ish-koleg i Bes Kallakut parakaloi gjitthashtu në tapetin e gjelbërt, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajlin.

Të fundit, por jo nga rendësia, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha. Nuk mendoni dhe ju se fotot flasin vetë?!

Share