Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Apple nxjerr në treg paketën ‘low cost’!

Apple nxjerr në treg paketën ‘low cost’!
March 22
16:34 2016

Ditën e hënë, kompania ‘Apple’ ka lançuar një paketë të re produktesh me çmim të ulët, e cila përfshin modelin ‘SE’ të iPhone 4 inç, një model më të vogël 9,7 inç të iPad Pro, televizor Apple dhe orë Apple!

U mendua se kompania kishte arritur çmimet më të ulëta të teknologjisë së saj me shitjen e iPhone 6S, por nuk rezultoi kështu; iPhone SE prej 399 dollarësh ishte kufiri më i ulët që është parë. ‘Apple’ gjithashtu uli çmimin e Apple Ëatch në 299 dollarë, me qëllimin për të arritur tek sa më shumë blerës. Sipas asaj që shpreh eksperti i marketingut të kompanisë, Phil Schiller.

“Është një gjë e bukur që ‘Apple’ vazhdon të krijojë produkte të cilat i afrojnë njerëzit më shumë me botën e iOS! Ky është një plan shumë i mirë afatgjatë!” – shprehet Timothy Lesko, partner i kompanisë “Granite Investments Advisors” i cili menaxhon produktet ‘Apple’ për këtë kompani!

Shperndaje