Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anna Oxa rikthehet në ekran! Ja ku do ta shihni…

Anna Oxa rikthehet në ekran! Ja ku do ta shihni…
March 26
10:30 2016

Pas një periudhe të gjatë mungese, këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, rishfaqet në ekran! Këtë sezon do të jetë pjesë e jurisë kryesore në show-n italian të talenteve ,“Amici”, të moderatores Maria De Filippi.
Me flokët biond platin, me thekë, këngëtarja i ka shtangur të gjithë, të cilët në momentin e parë nuk e kanë njohur. Kështu u paraqit Anna në prezantimin e parë të jurisë, e cila do të përbëhet edhe nga dy femra të tjera, Loredana Berte’ dhe Sabrina Ferilli.

Me siguri që ndër anëtaret është Anna Oxa ajo që ngjall më shumë kureshtje, jo vetëm për eksperiencën e madhe në fushën e spektaklit, por edhe për karakterin e saj disi polemizues, të ndërthurur me stilin tepër tërheqës.

“Nuk dua të flas se cila do të jetë mënyra ime e të gjykuarit. Dua të arrij “e virgjër” deri tek gjykimet rreth performancave që do shoh, pasi jam e bindur se gjëja më e rëndësishme për një artist të ri është të arrijë te publiku sa më i vërtetë”, – shprehet Anna rreth konkursit që nis më 2 prill.

Dhe sigurisht, ajo ka ditur gjithmonë si ta suprizojë publikun me zërin e saj dhe me look-un ekstravagant.

Komento
Etiketimet
Shperndaje