Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ankesat për Festivalin e RTSH-së nuk kanë të ndalur, këtë herë është Erik Lloshi

Ankesat për Festivalin e RTSH-së nuk kanë të ndalur, këtë herë është Erik Lloshi
November 08
11:34 2019

Vallja u hap e hajde t’a mbyllësh. Pas zhurmës që bëri “letra”e Diana Ziut drejtuar Vera Grabockës për ankesat ndaj Festivalit të RTSH-së, këtë herë e ka radhën Erik Lloshi.

Pak ditë më parë portali “newsbomb” bëri me dije se Erik Lloshit nuk i kishin pranuar këngën në festival dhe për këtë fakt këngëtari ka folur pikërisht në RTSH, në emisionin “Semafor”. Eriku shprehet se vendimi i duket i padrejtë.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen keq për këtë pjesë”- ka thënë Erik Lloshi duke vazhduar të shprehet se kjo gjë i duket terësisht e padrejtë. Blitz.al/Ronaldo Sharka

 

Share