Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anjeza Maja tregon marrëdhënien me Flor Agalliun: Në debate bashkëshortja e tij mban anën time

Anjeza Maja tregon marrëdhënien me Flor Agalliun: Në debate bashkëshortja e tij mban anën time
June 24
10:33 2018

Anjeza Maja ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emsiionin “Thumb” që trasmetohet çdo të shtunë në Abc News . Moderatorja e “Në shtëpinë tonë” ka folur mbi ekperiencën e saj si pjesë e televizionit prej vitesh si dhe për marrëdhëniet me kolegët. Prej 3 sezonesh ajo moderon bashkë me Florian Agalliun porgramin e mëngjesit në Top Channel. Dy moderatoret, Aulona dhe Fatma e kanë pyetur se si janë marrëdhëniet në të vërtetë mes tyre, nëse grinden ndonjëherë dhe çfarë komunikimi ka Anjeza me bashkëshorten e Florit e cila është njëkohësisht autore e programit që ata drejtojnë.

“Flori ka shumë batutë, bëjmë humor me njëri-tjetrin. Në ekran në momentin e parë është i ftohtë, duket mendjemadh por ndërkohë është njeri me zemër të madhe, ka shumë humor, është i butë. Nuk bëjmë sherre jo. E mira e emisionit është që unë kisha 2 vite që e bëja atë emision dhe me bashkëshorten e tij ishim shoqe. Herë pas here kur dilnim dhe vinte Flori rrinim bashkë. Flori më thotë shpeshherë që Renisa mban anën time. “,- ka thënë Anjeza duke vazhduar rrëfimin e saj se ka marrëdhënie miqësore me të dy./Blitz.al/

Komento
Shperndaje