Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Angelina Jolie tradhton Pitt me Daniel Craig?

Angelina Jolie tradhton Pitt me Daniel Craig?
June 15
21:04 2016

Angelina Jolie duket se tashmë ia ka hedhur sytë një mashkulli tjetër. Një skenar tradhtie mjaft befasues është duke qarkulluar ditët e fundit rreth një tradhtie të mundshme për një prej çifteve më të përfolur të Hollivudit. Sipas portalit Radar online, thuhet se Angelina po e tradhton ikonën e mashkullit të bukur, Brad Pitt, me një tjetër aktor, Daniel Craig. Ata shkruajnë se ka pasur thashetheme që në kohën kur ata kanë luajtur së bashku në filmin “ Tomb Raider” në vitin 2001 dhe janë vënë sërish në kontakt.

Një burim i brendshëm është shprehur se ata i telefonojnë shpesh njëri-tjetrit.
Craig i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për më shumë fonde për çaktivizimin e minave dhe eksplozivëve në zonat e konfliktit në mbarë botën. Angelina, njëkohësisht Ambasadore e Mirëqenies në Komisionin e lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), e ka lavdëruar për këtë veprim dhe dëshiron të bashkohet me aktorin 48-vjeçar, njëkohësisht mbrojtësi i Organizatës për Eliminimin e Minave dhe Rreziqeve Shpërthyese, në një projekt që do të ketë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë tematikë.
“Angelina dhe Daniel gjithnjë kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin dhe janë të kënaqur që do të rilidhen për një kauzë të denjë”,- ka thënë një burim. Mes Jolie – Pitt thuhet se ka mosmarrëveshje të forta për financat e tyre, gjithashtu kanë dalë  fjalë se mund të ketë një divorc.
Aludohet se Jolie po flet shumë në telefon me Daniel kohët e fundit, aq sa Pitt i ka gjetur disa mesazhe komprometuese aktores në celularin e saj drejtuar aktorit simpatik.

Komento
Shperndaje