Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Anaidi i “Big Brother” baba i një vajzë 3-vjeçare: Erdhi në jetë nga dy njerëz që s’duheshin. Lidhja zgjati pak…

Anaidi i “Big Brother” baba i një vajzë 3-vjeçare: Erdhi në jetë nga dy njerëz që s’duheshin. Lidhja zgjati pak…
October 18
12:03 2019

 

Ish-banori i Big Brother 6 dhe njëkohësisht fituesi i këtij edicioni, Anaid Kaloti ishte i ftuar ditën e djeshme në “Ftesë në 5”. Gjatë intervistës, Anaidi ka zbuluar një fakt shumë të rëndësishëm të jetës së tij. Para 3 vitesh ai është bërë baba për herë të parë dhe deri pak më parë.

Gjatë një bisede në studio Bieta e ka pyetur për postimet në Instagram, me një vogëlushe të quajtur Klea. Anaidi i emocionuar u shpreh se Klea është femra e parë e familjes së tij, është 3 vjeç e gjysmë dhe është e vetmja që ai dashuron marrëzisht. Ndërkohë që shumë kush mund të mendonte se Anaidi po fliste për mbesën e tij e vërteta është shumë ndryshe.

Bieta e ka ngacmuar duke u shprehur se fakti që është kaq i afërt me Klean tregon se ai e paska dnjesinë e prindërimit dhe do të bëhet me fëmijë por sic edhe u shpreh e ka thjeshtësuar situatën.

“Klea ka ardhur në jetë si një dhuratë midis dy njerëzve që nuk e donin dhe aq shumë njëri-tjetrin… Unë dua të them se është vetëm Klea, ajo që është në jetën time dhe çdo gjë rrotullohet rreth saj. Me mamanë e Kleas unë nuk kam një marrëdhënie shumë të mirë. Unë po flas si prind. Klea nuk është mbesa ime është vajza ime,” –është shprehur ai.

Burime për Blitz.al kanë treguar se mamaja e Kleas dhe Anaidi janë njohur në Tiranë për shkak se të afërm të tyre jetojnë në një zonë banimi. Në fakt vajza identiteti i së cilës nuk është bërë publik, jeton prej vitesh në Itali dhe me Anaidin janë takuar gjatë një periudhe shumë të shkurtër që ajo kishte ardhur në Tiranë.

Anaidi ka marrë vesh që ka një vajzë vetëm kur Klea ka qenë 1 vjeç, një lajm ky që ka ardhur i papritur jo vetëm për Anaidin por edhe familjen e tij. Aktualisht ai dhe mamaja e vajzës nuk janë të lidhur, marrëdhënia e tyre ka zgjatur shumë pak dhe bashkë komunikojnë vetëm për vajzën. /Blitz.al/

Share