Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ana tjetër e djallit të kuzhinës, Renato Mekolli përlotet në mes të emisionit!

Ana tjetër e djallit të kuzhinës, Renato Mekolli përlotet në mes të emisionit!
September 22
18:51 2019

Mos e besoni po deshët , po sot jemi njohur me një anë tjetër e djallit të kuzhinës, larg ulërimave dhe të bërtiturave me të cilat ishhim mësuar ta shihnim në ekran.

Renato Mekolli ishte i ftuar sot në emisionin “E diell” në “Top Channel”, ku rrëfeu detaje nga puna dhe jeta e tij personale.

Renato tregoi se rrugëtimi i tij në Greqi  s’ka qenë aspak i lehtë dhe i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra, megjithatë ai ia ka dalë.

Teksa kujtonte atë periudhë të jetës së tij, në studio është vendosur një video surprizë për Renaton nga shefi i tij i parë i kuzhinës, ku e përshëndeste Renaton dhe i uronte më të mirat.

Shumë larg figurës së shëfit në kuzhinën e djallit, Renato është përlotur nga surpriza dhe ka treguar se personi në video i kishte mësuar atij çdo gjë, edhe kur e kishte kritikuar dhe ishte sjellë ashpër.

Madje, shefi i kuzhinës u shpreh se do të përpiqej ta merrte në emisionin e tij mësuesin e parë./Blitz.al/

Share