Blitz

 Breaking News

Alketa Vejsiu flet për komentet e Class ndaj Xhemit dhe motrave Vjollca: E lashë gazetaren të lirë të shprehej por më bullizuan mua

Alketa Vejsiu flet për komentet e Class ndaj Xhemit dhe motrave Vjollca: E lashë gazetaren të lirë të shprehej por më bullizuan mua
February 11
15:14 2020

Intervista e Alketa Vajsiut ditën e djeshme në Opiniin qarkulloi kudo në media. Alketa foli për pjesëmarrjrn e saj në Sanremo, festivalin e RTSH-së por edhr postimet e shumëdiskutuara në Revista Class ndaj motravr Vjollca dhe Xhemi Shehut. Moderatorja tregoi se postimet i kishte bërë gazetarja e revistës dhe e gjitha ishte ironi.

Blendi Fevziu: Pas festivalit, pati një reagim në Revistën Class, pati sulme ndaj personazheve të tjerë publikë. U duk sikur nuk i përjetove mirë kritikat që të vinin.

Alketa Vejsiu: Unë jam një vajzë e ndjeshme, dukem e fortë, arriviste, punëtore, por mbas ekranit të telefonit ndonjëherë rrëshket ndonjë pikë lot, lëndohem, mërzitem edhe unë. Ishte një luftë shumë e ashpër dhe ishte e padrejtë sepse në këtë vend nuk mund të pushkatosh, nuk zgjidhet kjo gjë duke futur ingranazhet e së keqes në lëvizje, është një deformim social i tmerrshëm, duhet të zbutet diskursi publik, duhet të ketë kritika konstruktive. Unë ju hap rrugën të gjithë atyre që japin argumenta dhe them ‘Shiko kishte të drejtë ky’. Por unë ligësisë dhe të padrejtës nuk i hap rrugë, jam këtu për të mos i hapur rrugë.

Blendi Fevziu: Por nuk mund t’ja kthesh në të njëjtën mënyrë

Alketa Vejsiu: Unë nuk ja kam kthyer në të njëjtën mënyrë. Kam gazetare në redaksinë time, të cilat më kërkuan të jenë të lira. E lashë të lirë, patjetër që diçka mund të ishte kursyer, ishte ironi. Askush nuk mendoi për mua e bullizuam apo nuk e bullizuam Alketën. Nuk e di pse për mua nuk e bëjnë këtë llogari. Më vjen keq…

Share