Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alex Rodriguez është fans më i madh i Jennifer Lopez, tregon autografin që ajo i ka dhënë 20 vjet më parë

Alex Rodriguez është fans më i madh i Jennifer Lopez, tregon autografin që ajo i ka dhënë 20 vjet më parë
October 15
18:21 2018

Sot në rubrikën “Çiftet më të bukur në botë” protagonist janë Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez.

Me anë të një postimi në Instagram ai ka shpërndarë një foto ku tregon autografin që JLO i ka dhënë 20 vitë më parë. “ Pothuajse 20 vjet më parë një superstar ndërkombëtar i popit i dha autografin e saj një sportisti të ri”- shkruan Rodriguez.

Sigurisht që A-Rod është shumë i lumtur se si gjërat kanë shkuar, edhe pse në atë kohë nuk e ka marrë kurrë me mend që një ditë këngëtarja e tij e preferuar do ishte e dashura e tij. Por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ai e ka ruajtuar autografin për 20 vjet.

Për më tepër rrugët e artistes latine dhe yllit të bejsbollit janë kryqzuar disa herë përgjatë viteve, madje ekziston dhe një foto e vitit 2005 ku ata qëndrojnë pranë njeri tjetrit në një fushë loje, afër është dhe ish bashkëshortit këngëtares, Marc Anthony. Gjithsesi ata filluan të frekuentonin njëri tjetrin në vitin 2017 dhe pas një periudhe të shkurtër lidhjeje në fshehtësi u prezantuan para publikut si partnerë. Qe atëherë ata janë shëndrruar në një nga çiftet më të preferuar të njerëzve dhe tani që duken më të dashuruar se kurrë, flitet dhe një martesë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje