Blitz

 Breaking News

Aleksandër Grami mund të bëhej marinar!

Aleksandër Grami mund të bëhej marinar!
January 18
18:44 2020

Aleksandër Grami është një ndër aktorët më të dashur në “Portokalli”, por të gjithë dimë shumë pak për jetën e tij pasi është mjaft i rezervuar nga intervistat dhe daljet publike.

 

Aleksandri ka qenë i ftuar këtë të shtunë në “Një ditë me Dojnën”, ku në një shëtitje në plazhin e Durrësit dhe jo vetëm, ka vendosur të rrëfeje shumë nga jeta e tij personale dhe profesionale.

 

Aleksandri ka treguar se në qoftë se nuk do të ishte bërë aktori ai dëshironte të kishte një profesion tjetër. Profesion ky që nuk ka shumë lidhje, me atë ç’ka Aleksandri ushtron sot.

 

“Ti gjithmonë ke patur dëshirën e madhe të bëheshe aktor, por nëse nuk do të ishe bërë e kishe një plan B”?- ka pyetur Dojna Aleksandrin, i cili ka treguar:

 

“Po, më ka pëlqyer të jem marinar. Shikoja babin që udhëtonte me anije, ajo ideja që shëtiste botën, lëvizte dhe kur e pyesja më tregonte kam qenë këtu, kam qenë atje. Gjithmonë më ka intriguar, akoma më pëlqen, por aktrimi ka qenë më i fortë, ka qenë dashuri mund të themi. Por ndoshta nëse s’do të bëhesha aktor do të tentoja të bëhesha marinar. Nuk e di sa do ja dilja sepse është e vështirë, por do ta provoja”.

Share