Blitz

 Breaking News

Aleksandër Furxhi tregon për herë të parë historinë e dashurisë me Mirela Kumbaron!

Aleksandër Furxhi tregon për herë të parë historinë e dashurisë me Mirela Kumbaron!
February 11
20:28 2020

Aleksandër Furxhi ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus.Ndonëse hermetic për jetën e tij private, për herë të parë ka treguar historinë e tij të dashurisë me ish ministren e kulturës Mirela Kumbaro.

“Kemi qenë studentë, jemi bashkëmoshatarë në fakultetitin e gjuhëve të huaja në vitet ‘80. Jemi njohur si studentë dhe prej shumë vitesh jetojmë bashkë. Jemi të brezit kur njiheshe edhe në shkollë, në aksion, në zbor sepse ne jemi të kohes së zborit. Kjo ka qenë jemi bashkë- student.”- deklaroi Furxhi.

Gazetari Alekdandër Furxhi ka rrëfyer gjithashtu edhe momentet si është ndjerë kur bashkëshortja e tij është sulmuar politikisht.

“Sigurisht nuk më ka ardhur mirë, nuk është sulmuar shumë, nuk e kemi ndjerë veten viktimë për të thënë të drejtën.Por sigurisht kur sulmohesh,me shpifje dhe fjalë të rëndomta në politikën shqiptare ndodh shpesh,nuk ta kursen njeri banalitetin.Sigurisht nuk të vjen mirë, por ndoshta mendon që nuk je as i pari e as i fundit në këtë situatë.Duhet kaluar,duhet përballuar nga momenti që duhet të marrësh disa përgjegjësi duhet të presësh edhe kritika edhe sulme”, -ka përfunduar ai.

Share