Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Albano Bogdo: Kam qenë i alkoolizuar. Thanë se shkova në “Portokalli” për t’u vjedhur teknikat

Albano Bogdo: Kam qenë i alkoolizuar. Thanë se shkova në “Portokalli” për t’u vjedhur teknikat
February 21
17:54 2018

 

Albano Bogdo ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin e mëngjesit, “Rreze Dielli. Në një bashkëbisedim me moderatorin  Alban Musa, aktori ka rrëfyer arsyen përse nuk flet me regjisorin e “Portokalli”,-së Altin Basha.

Përpara se të niste punën në Apartamentin 2xl, Albano ka dhënë audicion në spektaklin e humorit në Top Channel. Por interpretimi i tij nuk u pëlqye nga regjisori i “Portokalli”-së Basha kështu Albano nuk arriti të kualifikohej.

“Vajta për audicion te Portokallia me 4 role dhe Altin Basha nuk pëlqeu asnjë prej tyre. Pas 3 muajsh në 2XL më thotë Besi që të vija në Portokalli dhe të bënim një pjesë. Unë vajta 1 ditë në mbledhje dhe nuk më ngjiti dhe ika që aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika që aty sepse nuk isha i punësuar. Pas kësaj dëgjova që kishin thënë se që gjoja vajta për të spiunuar teknikat. Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai unë nuk shkel më këtu. Dhe unë nuk hëngra bukë për 20 minuta ”,- është shprehur Albano.

Por ndër të tjera Albano ka rrëfyer edhe detaje nga jeta personale. Aktori është shprehur se vesi i tij më madh ka qenë alkooli. Ai e konsumonte aq shumë sa varësia ndaj tij bëri që të ndahej nga e fejuara me të cilën kishte një lidhje disa vjeçare.

Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysmë deri në 2 vjet. Tani më duket sikur më kanë zënë mallkimet e 300 – 400 njerëzve që kam lënduar“.-ka thënë Albano./Blitz.al/

Komento
Shperndaje