Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Alban Skënderaj merr vlerësimin e rëndësishëm: I pari Ambasador në Shqipëri…

Alban Skënderaj merr vlerësimin e rëndësishëm: I pari Ambasador në Shqipëri…
October 23
10:38 2019

Këngëtari shqiptar, Alban Skënderaj është emëruar Ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri.

Lajmin e ka dhënë vetë Albani me postimin e fundit në rrjete sociale ku falenderon ambasadorin Alberto Cutillo dhe Ambasadës Italiane për këtë çmim.


“Faleminderit ambasadorit Alberto Cullito dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, ka shkruar Albani në Instagram.

Albani ka jetuar një kohë të gjatë në Itali, madje një pjesë e familjes ende jeton në shtetin fqinj ndaj një vlerësim i tillë është i mirëpritur prej tij./Blitz.al/

Share